
Xhudistët e rinj kosovarë synojnë medalje në Kampionat Evropian

Xhudistët e rinj kosovarë do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Poreç 2020” për grupmoshat U-21 dhe U-23.
Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në evenimentin që do të mbahet në Kroaci.
Evropiani U-21 do të mbahet prej 4 deri më 6 nëntor, kurse ai U-23 prej 9 deri më 10 të këtij muaji.
Laura Fazliu do të marrë pjesë në të dyja kampionatet në kategorinë deri në 63 kilogramë, sikurse Erza Muminoviq (-63 kg) dhe Arbër Kullashi (-81 kg).
E Flaka Loxha do të marrë pjesë vetëm në Evropianin U-23 në kategorinë -57 kg.
Garuesit kosovarë synojnë të fitojnë medalje në këto dy gara.
(Kosova Sot Online)