Reagon Koeman, pasi Setien tha se trajnerët e kanë të vështirë ta menaxhojnë Messin

  • G.g /
  • 03 November 2020 - 16:01
Reagon Koeman, pasi Setien tha se trajnerët e kanë të vështirë ta menaxhojnë Messin

Ronald Koeman është përfshirë në debatin që ka lindur në Spanjë pas deklaratës së ish-trajnerit të Barcelonës, Quique Setien, se Lionel Messi është shumë i vështirë për t’u menaxhuar.

Holandezi, i cili mori drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Setien, si pasojë e humbjes së thellë 2-8 përballë Bayernit në Champions, siguron që nuk ka asnjë problem në komunikimin me Leon

“Leo është një lojtar shumë i mirë, më i miri në botë. Po e shoh karakterin e tij fitues çdo ditë dhe ai flet vetë. Nuk e kam të vështirë ta menaxhoj”, tha Koeman.

Ai shtoi: “Ai është kapiten dhe unë flas me të çdo javë për atë që ndodh në fushë dhe dhomën e zhveshjes. Nuk jam dakord me Setien, por secili mund të ketë mendimin e tij”.

Trajneri holandez foli edhe për lojën e skuadrës së vet: “Jemi skuadra që krijojmë më shumë shanse në çdo ndeshje. Duhet të rrisim efektivitetin. Nuk jemi të kënaqur me këto statistika. Skuadra ka cilësi dhe lojtarë që mund të përmirësohen shumë në këtë kuptim. Ne po sjellim lojtarë të rinj dhe kjo është pozitive. Në La Liga duhet të fitojmë më shumë ndeshje”.

(Kosova Sot Online)