Lexoni edhe:
Ish-gjyqtari i njohur spanjoll: Goli i parë i Real Madridit kundër Interit, i parregullt
Lazio është nën hetime nga Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) dhe rrezikon edhe të përjashtohet nga Serie A, për shkeljen e protokollit të koronavirusit.
Gazeta e përditshme italiane, La Gazzetta dello Sport, raporton se ndëshkimi më i vogël që mund ta marrë Lazio është gjoba, ndërsa më i rëndi përjashtimi nga liga. Për Lazion luan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Zyra e prokurorit të FIGC e ka nisur një hetim ndaj Lazios pas dyshimeve se e ka shkelur protokollin shëndetësor për mbrojtje ndaj pandemisë.
Rasti përfshinë Ciro Immobilen, Lucas Leivan dhe Thomas Strakoshan, të cilët nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin drejt Rusisë dhe nuk luajtën as kundër Bruges javën e kaluar. Por testet negative i kishin lejuar ata të luanin në fitoren e Lazios 4:3 kundër Torinos në Serie A, ku Immobile e shënoi një gol vendimtar në fund.
E përditshmja iataliane raporton se zyra e prokurorit e ka intervistuar presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe mjekun e skuadrës Ivo Pulcini, si dhe i ka konfiskuar raportet e testeve të koronavirusit që lojtarët e Lazios i kishin bërë para ndeshjeve kundër Bruge dhe kundër Torinos.
Serioziteti i shkeljeve vlerësohet sipas rrezikut që i është kanosur shëndetit të lojtarëve, stafit, gjyqtarëve dhe të gjithë profesionistëve nga infektimi me Covid-19.
(Kosova Sot Online )