Gëzon super famë, por në fund të ditës edhe Ronaldo është pak si ne! Kjo histori na njohu me anën tjetër të yllit portugez!
Cristiano Ronaldo mund të jetë pesë herë fitues i Topit të Artë dhe një nga personat më të famshëm në botë – por ashtu si ne të tjerët ai ndonjëherë duhet të presë për tavolina në restorante.
Sulmuesi i Juventusit, 35 vjeç, shkoi për një darkë para Krishtlindjeve me partneren Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Jr në 2018 në Itali.
Shefi i lokalit i ofroi treshes një tryezë në orën 21.30, duke bërë thirrje për të tjerët të largoheshin në këtë orë në mënyrë që të mbeteshin vetëm Ronaldo dhe familja e tij. Por, e kundërta ndodhi dhe ylli portuges priti për 90 minuta derisa atij t’i shërbehej.
Shefi i kuzhinës së këtij lokali ka rrëfyer vetëm së fundmi prapaskent e asaj nate për “Tuttosport”, ku ka rrëfyer: “Është e pamundur ta harrosh, më dukej sikur isha në një film. Ndërsa isha duke u përgatitur për shërbimin në mbrëmje, unë mora një telefonatë që nuk e prisja kurrë. Një person më telefonon për të rezervuar një tryezë për Cristiano Ronaldon, për orën 21:30. Padyshim që unë menjëherë them po, por pastaj mendoj,” Dhe tani si t’ia dal? ” E dija që vendi ishte tashmë i mbushur plot, por duke pasur parasysh kohën që po llogarisja në faktin se një rezervim në orën 19.30 do të mbaronte në kohë për në 21.30. Për të qenë i sigurt, huazova një tavolinë nga një restorant aty pranë dhe e vendosa në një cep.”
“Cristiano, Georgina dhe djali i tyre i madh, Cristiano Jr, arritën në orën 20:00. Dhe atje thashë me vete: ‘Po tani?’ Klientët mbetën pa fjalë, askush nuk foli më. Dhe mbi të gjitha, askush nuk dëshironte të ngrihej më, ata u mahnitën nga CR7. Kështu që unë e çova Cristianon të ulej në tryezën e “urgjencës”, por koha kaloi dhe askush nuk u ngrit. Cristiano nuk u shqetësua aspak nga ky fakt dhe Georgina dhe djali i saj e pëlqyen atë. Në atë moment unë kuptova që Ronaldo, pavarësisht se ishte një yll botëror dhe futbollisti më i mirë në botë, është para së gjithash një djalë i mirë. Unë mund t’ju siguroj se kam parë njerëz shumë më pak të njohur se ai të largohen pas pesë minutash, dhe me arrogancë, në situata të tilla. Ai, nga ana tjetër, priti tryezën e tij për gati 90 minuta. Katër ditë më vonë ai ishte përsëri dhe që nga ai moment ai filloi të vinte mesatarisht një herë në javë. Edhe me Jorge Mendes, agjentin e tij.”
Së fundmi, Ronaldo u detyrua të kalojë më shumë se dy javë në vetë-izolim pasi doli pozitiv me koronavirus.
Por pasi u rikthye me Juventusin me dy gola në fundjavë, ai pa dyshim do të shpresojë të darkojë në Casa Fiore sërish shumë shpejt.
(Kosova Sot Online)