Duro i zhgënjyer me golin e pranuar në fund të takimit: “Merituam tri pikët”

  • 05 November 2020 - 16:04
Duro i zhgënjyer me golin e pranuar në fund të takimit: “Merituam tri pikët”

Klodian Duro, trajneri i Feronikelit, është i zhgënjyer me barazimin 1-1 me Ballkanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Nikli ishte duke fituar deri në minutën e 95’, kur në skenë doli Ermal Krasniqi dhe me një gol shumë të bukur, i shkoi vendasit për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Ismet Munishit.  Duro thotë se skuadra e tij meritoi tri pikët ndaj liderit të Superligës.

“Mendoj se ne merituam tre pikët, sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet”, u shpreh pas ndeshjes Duro.

“Mos të harrojmë që përball kishim një ekip si Ballkani që me merit kryeson Superligën, por ne atë që dhamë gjatë lojës e pamë gjithë që Feroniekli është i fort dhe në pak kohë do të rikthehet atje ku i takon kësaj skuadre”.

“Më vjen keq për djemtë sepse dhamë gjithçka në fushë dhe në fund merituam tre pikët”, shtoi ai mes tjerash.

Me këtë pikë, Feronikeli ngel në pozitën e shtatë me 12 pikë, gjashtë më shume se Besa, në pozitën që dërgon një kategori më poshtë.

Derisa Ballkani vazhdon ta mbajë kreun me 26 pikë, katër më shumë se Drita, e cila mund ta kalojë në renditje nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura. 

(Kosova Sot Online )