Fabinho në biseda me Liverpool për kontratë të re

  • G.g /
  • 06 November 2020 - 07:41
Fabinho në biseda me Liverpool për kontratë të re

Fabinho duket se ka filluar bisedat me Liverpoolin për ta rinovuar kontratën

Lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano në emisionin e tij “Here We Go”.

Gazetari i Sky Itali ka treguar se Liverpooli tashmë ka filluar negociatat dhe pritet që të merret vesh me brazilianin.

Kontrata e tanishme e brazilianit skadon pas tri viteve, por ai dëshiron që ta sigurojë të ardhmen e tij deri në vitin 2025.

Fabinho ka bërë 90 paraqitje për Liverpoolit prej që ju bashkua klubit nga Monaco më 2018. 

(Kosova Sot Online)