
Lexoni edhe:
Ka ndryshime në listën e Kombëtares shqiptare
Xhudoja e Kosovës nuk ka të ndalur përsa i përket sukseseve.
Këtë herë xhudoja ka qenë nën shënjestrën e Laura Fazliut e cila pasi të enjten fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën e junioreve, sot ka fituar edhe një medalje evropiane.
Ka ndryshime në listën e Kombëtares shqiptare Lexoni edhe:
Trajnerin më të suksesshëm në Kosovë, Driton Kukën e ka gëzuar shumë ky sukses, duke cilësuar laurën si një potencial të madh për të ardhmen.
“Laura fiton medaljen e dytë Evropiane për më pak se një javë!
Kampionati Evropiane U23 për senior të rinj po mbahet sot e nesër në Kroaci!
Kosova prapë me medalje fal Laures që sot fitoj të bronztën.
Potenciali i saj është i madh dhe besoj që në vitet që pasojnë do arrij medalje edhe në konkurrencën Elitare.
Urime Kosovë
Medaljet nga Kampionatet Evropiane po tregojnë vazhdimësinë e punës së madhe në sportin e xhudos”, ka shkruar Driton Kuka.
(Kosova Sot Online)