![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/11/200x200_26e7ebba-5de7-476e-a2eb-b489da5ab755_w1023_r1_s1605089124.jpg)
Lexoni edhe:
Banda e Dullës të mos niset në Bruksel se na bëri horë para botës!
Në pritje të njoftimit zyrtar, Ansa ka nxjerrë rezultatet e tamponëve për tre futbollistët e Lazios, të kryer të premten e kaluar në laboratorin e Avellinos, të kërkuar nga Prokuroria i këtij qyteti.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, analizat konfirmuan negativitetin e tamponëve për Immobilen dhe Lucas Leivan, ndërsa Thomas Strakosha, që ka humbur edhe grumbullimin me Shqipërinë, ka rezultuar pozitiv.
Banda e Dullës të mos niset në Bruksel se na bëri horë para botës!Lexoni edhe:
Këto janë (sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Ansa) disa nga rezultatet e tamponëve të lojtarëve bardhekaltër, të ripërpunuar në spitalin e Avellinos nga eksperti i caktuar nga Prokuroria si pjesë e hetimit ndaj Massimiliano Taccones, përgjegjës i “Futura Diagnostica”, laboratori që kreu kontrollet e lojtarëve të Lazios më 6 nëntor, para Lazio-Juventus.
Në atë rrethanë, tamponët e tre lojtarëve dolën negativë, ndryshe nga laboratorët Synlab dhe Campus Biomedico, që për të njëjtët lojtarë nxorën rezultate të kundërta, pra të infektuar me COVID-19.
Strakosha, i cili ishte i vetmi që rezultoi pozitiv në rishqyrtimin e tamponëve, kishte rezultuar negativ në kontrollin e kryer në Avellino, por pozitiv në analizën e dy laboratorëve të tjerë.
(Kosova Sot Online )