Lexoni edhe:
Qeveria fiktive dhe Kuvendi i përgjumur e burokratik po fusin shtetin në kolaps total
Ka nisur takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan, me kuqezinjtë që e shkelmuan topin të parët nga pika e mesit të fushës.
Shqipëria është mikpritëse e Kosovës në takimin që po vlerësohet si vëllazëror në stadiumin Elbasan Arena.
Muharrem Sahiti, ndihmëstrajneri që do ta udhëheqë Kosovën në mungesë të trajnerit Bernard Challandes i cili mungon pasi u infektuar me koronavirus, është futur me një formacion shumë të fortë për këtë miqësore.
Mbrojtësi premtues i St. Gallen Fazliji do të luajë titullar për herë të parë për Kosovën pas ftesës që e mori për ndeshjet e këtij muaji.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21 të Zvicrës ka një të ardhme premtuese dhe e zgjodhi Kosovën në nivelin e lartë.
Titullarë do të luajnë edhe Vedat Muriqi i Lazios, Amir Rrahmani i Napolit, Bernard Berisha i Akhmat Grozny dhe Hekuran Kryeziu i Zurich, të cilët munguan në ndeshjet e tetorit.
Qeveria fiktive dhe Kuvendi i përgjumur e burokratik po fusin shtetin në kolaps total Lexoni edhe:
Aliti do të luajë në krahun e majtë si rrallëherë, ndërkohë që Bersant Celina dhe Lirim Kastrati do ta ndihmojnë Muriqin dhe Berishën në sulm.
Në portë do të jetë Arijanet Muriqi i përhershëm.
Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, në anën tjetër, u ka dhënë mundësi shumë lojtarëve të rinj të luajnë titullar ashtu siç premtoi para këtij takimi.
(Kosova Sot Online )