![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/12/200x200_rrrrrr11605162298.jpg)
Lexoni edhe:
E turpshme për qeveritarët, Natasha Kandiq e ka ngritur zërin për gjetjen e trupave të humbur gjatë luftës në Kosovë më shumë se sa Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës
Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës, Paulo Dybala, i ka krahasuar mohuesit e pandemisë COVID-19 me njerëzit që besojnë se Toka është e rrafshët.
Dybala dhe e dashura e tij u prekën nga koronavirusi në mars dhe vuajtën për t’u riaftësuar nga ai.
“Mohuesit e COVID-19 e kanë nivelin e njëjtë të inteligjencës me personat që mendojnë se Toka është e sheshtë. S’kam çfarë shtoj më shumë”, tha Dybala për Vanity Fair.
Sulmuesi argjentinas foli edhe për jetën e vet private dhe pasionin për grumbullimin e fanellave të futbollit.
“Kam qindra sosh. Disa janë nga ato që i shkëmbejmë në fund të ndeshjeve, disa janë dhurata nga bashkëlojtarët që luajnë për ekipe të tjera kombëtare. Por nganjëherë unë edhe i blej ato”, tregoi Dybala.
“Isha afër ta blija një të Del Pieros në një ankand dhe një të veshur nga Diego Maradona në një ndeshje kundër Brazilit, por dikush u pajtua të paguajë më shumë se unë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )