Si e “prishi” VAR-i futbollin? Ia mohoi Messit golin e fitores
Argjentina ka marrë vetëm barazim në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Paraguait.
Lionel Messi me shokë bën gjithçka që mundën, por në fund u ndalen me një barazim 1-1.
Leo, madje shënoi golin e epërsisë në minutën e 57’ për Argjentinën, për 2-1, që do të ishte goli i tri pikëve, por VAR-i, që ka ndikuar shumë në emocionet që dikur jepte futbolli, ndërhyri dhe e anuloi golin.
Natyrisht po flitet shumë për këtë vendim që erdhi për shkak se gjyqtari pretendoi se 30 sekonda më parë, i ishte marrë me faull topi një futbollisti të Paraguait.
Për më shumë shikoni videon më poshtë….
https://tiger.cdnja.co/v/6b/6BXJN.mp4?secure=DQWtu5oH4P7EcsI6ff4KAA&expires=1605256200
(Kosova Sot Online)