Zlatan Ibrahimovic zbulon foto të rrallë me gjyshin e tij: “Rrënjë Ballkani”

  • 13 November 2020 - 10:38
Zlatan Ibrahimovic zbulon foto të rrallë me gjyshin e tij: “Rrënjë Ballkani”

Zlatan Ibrahimovic ka lindur në Malmo, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Jugosllavia për në Suedi, babai i Zlatan ishte nga Bosnja ndërsa e ëma nga Kroacia, por që pas lindjes së Ibrës, në moshën dy vjeçare, ata u divorcuan.

Zlatan kaloi një fëmijëri të ndryshme pasi që ishte emigrant, ai ishte i varfër dhe në shkollën që ka ndjekur të gjithë e kanë ngacmuar për shkak të hundës së gjatë, por ai zakonisht shkonte në shkollë vetëm për të ngrënë falas.

Ai postoi një fotografi të rrallë me gjyshin e tij, në rrjetet sociale, me mbishkrimin “Rrënjë Ballkani”

Karrierën profesionale e filloi te skuadra e Malmo, i cili debutoi në vitin 1999, e ngriti klubin suedez nga kategoria e dytë në atë të parën, pastaj u transferua të gjiganti holandez Ajax, me të cilët fitoi dy tituj.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në shumë skuadra të ndryshme si, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

39-vjeçari ketë vit është duke kaluar një sezon fantastik, i cili në pesë ndeshje të zhvilluara ka shënuar tetë gola, duke i ndihmuar skuadrës së Milanit të jetë në krye të renditjes në Seria A.

(Kosova Sot Online )