Lexoni edhe:
Raul Jimenez konfirmon interesimin e Manchester United për shërbimet e tij
Trajneri i Kosovës U21 është munduar të arsyetohet për humbjen e Kosovës nga Shqipëria U21 pas ndeshjes, derisa fajin e ka hedhur të disa lojtarë të Kosova U 21, për të cilët ka thënë se nuk janë në formën e duhur
Shqipëria U21 fitoi tri pikë dhe ende ka shanse për të kaluar tutje në rast të dështimit të Austrisë U21 për të fituar në ndeshjen e fundit kundër Andorrës U21 që luhet më 17 nëntor.
Raul Jimenez konfirmon interesimin e Manchester United për shërbimet e tij Lexoni edhe:
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Çokaj në minutën e 35-të te ndeshjes.
Pas ndeshjes, Rafet Prekazi tha se kjo ndeshje ishte me dy fytyra.
“Pjesa e parë skuadra e jonë nuk kishte vetbesim. Nuk ishim në nivelin e duhur taktikisht. Këta lojtarë janë të ri. Disa lojtarë hynë për ta shpëtuar ndeshjen dhe ishin në nivel në pjesën e dytë”, tha Prekazi për RTK.
Megjithatë, ai ka folur për disa lojtarë, ku ka folur për mospërgatitjen e tyre duke arsyetuar tërthorazi humbjen e Kosova U21.
“Almir Kryeziu i Arbërisë pati 2-3 aksione shumë të mira, por pa përvoja e tij e bëri të vete, Ai pati probleme me frymëmarrje për shkak të mos përgatitjes fizike. Blend Baftiu po ashtu nuk është në nivel dhe nuk ka luajtur për Ballkanin”, tha Prekazi.
Shqipëria U21 me këtë fitore shton gjasat për të dalë e dyta edhe pse do të këtë punë të vështirë me Anglinë U21 që është në vendin e parë me pikë të plota.
(Kosova Sot Online)