Në Spanjë janë të bindur, ‘Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit’

  • 14 November 2020 - 08:37
Në Spanjë janë të bindur, ‘Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit’

Mbappe do të luajë në Santiago Bernabeu me fanellën e bardhë në sezonin 2021/21.

Sipas gazetës madrilene AS, transferimi i Kylian Mbappe te Real Madridi është drejt finalizimit.

Los Blancos janë arsyeja që ylli i PSG-së ka refuzuar në 3 raste rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022 me kampionët e Francës.

Raportohet se Mbappe ka arritur marrëveshje në aspektin personal me kampionët e Spanjës dhe pret vetëm që Reali të mbyllë marrëveshjen me PSG për transferimin e lojtarit në Francë.

Duke pasur parasysh edhe faktin që verën e ardhshme, Mbappe do të ketë vetëm një vit kontratë me PSG, transferimi do të realizohet për një shifër të pranueshme prej 180 milionë eurosh.

Mbappe ka bërë deri më tani 132 paraqitje me Parisin, ka shënuar 97 gola. 

(Kosova Sot Online )