![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/16/200x200_maxresdefault-17-780x4391605530526.jpg)
Lexoni edhe:
Real Madrid dhe Barcelona i bashkohen garës për Gravenberch
Luis Suarez nuk po mund ta harrojë Barcelonën edhe pse u largua nga gjiganti spanjoll në mënyrë të keqe gjatë verës. Madje, sulmuesi uruguaian thotë se po i përjeton rëndë rezultatet e dobëta sa here që ato po i regjistrohen ish klubit të tij. Por, thotë se tashmë është fokusuar te Atletico Madrid.
“Unë tani duhet të jetojë me Atletico Madridin, por kjo nuk do të thotë se e kam harruar Barcelonën. Nuk ndihem mirë kur e shoh keq Barcelonën. Kam lënë shumë shokë aty dhe i përcjell me vëmendje”, ka thënë Suarez.
Real Madrid dhe Barcelona i bashkohen garës për GravenberchLexoni edhe:
“Mendoj se Barcelona është në rrugën e duhur dhe posa të arrin në formë do të jetë në luftë për gjithçka. Me Messin vazhdojmë të flasim dhe të takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, ka shtuar Suarez.
(Kosova Sot Online )