Mbappe rikthehet në stërvitje, i gatshëm për lojë
Kylian Mbappe pas mungesës në fitoren e Francës kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve tani është kthyer në stërvitje dhe është thuajse plotësisht i gatshëm për lojë.
Ylli francez e humbi përballjen me idhullin, Cristiano Ronaldo, por Mbappe tani është i gatshëm për të zbritur sërish në fushë me ekipin e tij kombëtar në ndeshjen e sontme kundër Suedisë.
Ylli i PSG-së ka stërvitur të dielën dhe të hënën duke treguar gjendje të mirë fizike dhe gatishmëri për lojë duke e lënë pas lëndimin që e kishte pësuar.
Sidoqoftë, trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, ka deklaruar se s’do të rrezikojë me 21-vjeçarin dhe do të mendojë mirë nëse do ta aktivizojë atë kundër Suedisë.
“Kylian është mirë, ai ka punuar me shokët tashmë në stërvitje”, tha Deschamps.
“Do të kem kohë të flas me të nëse do të startojë ose do ta nisë takimin nga stoli, do të vendosi çfarë është më e mira për ekipin dhe për Mbappen”, deklaroi ai.
Franca do të zhvilloi ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Suedisë sonte me fillim nga ora 20:45.
(Kosova Sot Online)