
Armend Thaqi ftohet në Kombëtare për ndeshjen me Moldavinë

Armend Thaqi është ftuar nga ekipi kombëtar i Kosovës për ndeshjen e nesërme me Moldavinë.
Trajneri Bernard Challandes ka vendosur që ta shtojë mbrojtësin e djathtë kosovar në listën e të ftuarve për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, duke i pasur parasysh mungesat e shumta shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.
Ftesën e Thaqit e ka konfirmuar edhe trajneri i tij tek Ballkani, Ismet Munishi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që ish-mbrojtësi i Prishtinës dhe Gjilanit ftohet në Përfaqësuese.
Madje, ai e kishte edhe mundësinë të debutonte me ekipin Verdhekaltër.
Thaqi është sot mbrojtësi më i mirë i djathtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ai ndërkohë është njëri prej futbollistëve të paktë të ligës elitare kosovare që ftohet në Kombëtare.
(Kosova Sot Online)