Lexoni edhe:
FIFA merr vendim: Shtyhet Kupa e Botës për Klube, shkaku i pandemisë
Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati, i ka mbështetur kuqezinjtë për takimit final me Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, duke iu uruar sukses në synimin për t’u promovuar në Ligën B.
Në një mesazh të posaçëm nga Franca, ai u kërkon djemve që të luajnë me zemër në ndeshjen kundër Bjellorusisë dhe të arrijnë një rezultat pozitiv, që do të na rendiste në krye të grupit 4 të Ligës C në Nations League.
“Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë”, tha Murati.
FIFA merr vendim: Shtyhet Kupa e Botës për Klube, shkaku i pandemisëLexoni edhe:
Ai shtoi: “Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”- shprehet Murati në mesazhin e tij”.
(Kosova Sot Online )