![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/20/200x200_001-600x3601605866686.jpg)
Lexoni edhe:
Moukoko me 141 gola mbi supe dhe sot mbush 16-vjet, gati për të debutuar me Dortmundin
Zlatan Ibrahimovic u ka dhuruar shokëve të tij te klubi italian, AC Milan, nga një PlayStation 5 në ditën e daljes në shitje të pajisjes elektronike në Evropë.
Sony lëshoi ëpajisjen e tyre elektronike të njohur më të re më 19 nëntor dhe duket se është pritur tepër mirë nga dashamirët e video-lojërave.
Në shumë dyqane në të gjithë Evropën janë shitur tashmë të gjitha stoqet dhe Ibrahimovic ka rritur moralin në San Siro me gjestin e tij.
Yjet e Rossonerëve, Mateo Musacchio, Samu Castillejo dhe Rafael Leao të gjithë postuan PS5-të e tyre në Instagram, duke falënderuar 39-vjeçarin suedez për dhuratën.
Musacchio dhe Castillejo ofruan një ‘Faleminderit!’ të thjeshtë, ndërsa Leao shkoi një hap më tej duke shkruar: ‘Faleminderit më i madhi i të gjitha kohërave për dhuratën’.
Moukoko me 141 gola mbi supe dhe sot mbush 16-vjet, gati për të debutuar me DortmundinLexoni edhe:
Tifozët kanë reaguar ndaj gjestit dhe kanë shpikur termin ‘Zanta Claus’ pak më shumë se një muaj nga Krishtlindja.
Në fushë, Ibrahimovic ka ndihmuar në formën e Milanit, i cili gjendet në krye të Serie A pas shtatë ndeshjesh të fillim sezonit.
Suedezi legjendar ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje këtë sezin, duke përfshirë një gol mahnitës me biçikletë kundër Udineses.
(Kosova Sot Online )