
Lexoni edhe:
Gjithçka gati për duelin Mourinho-Guardiola
Oliver Giroud do të largohet nga skuadra e Chelseat në janar, për shkak se dëshiron të luajë rregullisht për të pasur mundësi të jetë pjesë e Kombëtares së Francës për Euro 2020 në verën e ardhshme.
Sulmuesi francez nuk po luan, pasi Timo Werner dhe Tommy Abraham janë zgjedhjet e para të trajnerit Frank Lampard.
Gjithçka gati për duelin Mourinho-GuardiolaLexoni edhe:
Francezi dëshiron që të jetë pjesë e Evropianit 2020, por Didier Deschamps nuk do e grumbullojë nëse nuk luan.
Trajneri i “Gjelave” ka shumë simpati për karakteristikat e futbollistit, por nuk do të mundet ta ftojë në gjendjen e deritanishme.
Mundësia e kalimit tek Interi është zbehur për futbollistin, ndërsa së fundmi ka dalë në dritë kampionati amerikan.
Inter Miami i David Beckham mund të tentojë që të afrojë sulmuesin dhe të ndërtojë një sulm me Higuain.
(Kosova Sot Online)