Lexoni edhe:
Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën
Përtej taktikave dhe sistemeve të lojës ka të tjerë elementë që përmirësojnë funksionimin e një ekipi. Mirëkuptim, shoqëri dhe bashkim. Kjo është psikologjia e një ambienti perfekt, një prej sekreteve të Tottenhamit të Jose Mourinhos. Ai nuk i lë asgjë rastësisë duke improvizuar në momentet e fundit.
Ka varesi ndaj lojtarëve, aq sa secilit i dërgon shpesh mesazhe të personalizuara për t’i karikuar, apo ndihmuar kur kane nevojë. Përtej kësaj nxit bashkimin gjatë seancave stërvitore duke përdorur batuta apo duke i dhënë dorën kujtdo nga grupi kur është e nevojshme. Një Mourinho shumë solidar dhe tepër bashkëpunues. Pikërisht këtu i ka rrënjët një prej vlerave më të medha të Tottenhamit të këtij sezoni. Mourinho i ka bërë të gjithe bashkë, të paktën deri tani është diçka që sjell fryte.
Kur lojtarët e Tottenham mësuan që do të trajnoheshin nga portugezi pas shkarkimit të Pochettinos, nuk reaguan mirë. Kjo sepse ish trajnerin e Chelsea-t, Inter apo Real e shoqëron një imazh prej burri serioz, me karakter të fortë. Kjo ishte ajo që grupi i lojtareve priste t’i ndodhte. Por me kalimin e muajve panë të kundërtën, duke zbuluar një tjetër person, të dashur, që kupton dhe është i gatshëm për të të ndihmuar.
Ajo që nuk ka ndryshuar tek ai është korrektësia në fushë, taktika siç ai e kërkon, madje në mënyre strikte. Në këtë rast nuk ta jep dorën në qoftë se nuk është i kënaqur me rendimentin, si në rastin e Delle Allit, apo Rose.
Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me BarcelonënLexoni edhe:
Për momentin klasifikimi i buzëqesh, dhe fitorja ndaj Manchester City-t i ngjiti edhe më lart në klasifikim. Kjo nuk është e rëndësishme për të, nëse është i pari apo i dyti, ai është i lumtur për zhvillimin që po pëson skuadra. Këtu tifozët kërkon t’i mbajë me këmbë në tokë, duke theksuar që askush nuk mund të shpresojë tek titulli menjëherë pas një sezoni si ai që lam pas. Nuk po luajmë për titullin kampion, por po luajmë për të fituar të gjitha ndeshjet që na mbeten.
Sëfundmi Mou është bërë shumë aktiv në Instagram dhe publikon foto me lojtarët pas ndeshjeve. Si për shembull pas ndeshjes me Burnley-n, shkruante: Pas një fitoreje në një ndeshje të fortë. Shenja e kohes. Kështu është Mourinho i ri.
(Kosova Sot Online )