![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Eriksen përfundimisht në shitje, Interi ia cakton edhe çmimin
![Eriksen përfundimisht në shitje, Interi ia cakton edhe çmimin](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/27/auto_Eriksen-3-600x3601606476680.jpg)
Nuk arriti ta bindë Conten, zgjidhja më e mirë për të është largimi nga Interi.
Christian Eriksen i ka ditët e numëruara te Interi.
Ai mund të largohet në afatin kalimtar të janarit, ose të presë deri në verën e vitit 2021, për të ndërruar ambient pas disa muajve aspak të mirë me Antonio Conten te Interi.
Interi gjithashtu është i gatshëm ta shesë danezin, të cilit i është vënë çmimi 30 milionë euro.
Kulmi ishte të mërkurën në Ligën e Kampionëve, Conte e aktivizoi vetëm gjashtë minuta për ndeshjen kundër Real Madridit.
Për 28-vjeçarin interesohen Bayern Munich, e PSG.
Nuk përjashtohet as mundësia e shkëmbimit me ndonjë lojtar, sipas Tuttosport, Conte do të donte ta shkëmbejë me Leandro Paredes të PSG, Corentin Tolisso Bayernit, Granit Xhakën e Arsenalit, ose Fredin e Manchester Unitedit – të gjithë janë opsione dhe mundësia është që Eriksen të shkëmbehet me njërin prej këtyre katër futbollistëve.
(Kosova Sot Online)