Lexoni edhe:
Arteta s’i frikësohet shkarkimit, edhe pse Arsenali i tij shënon fillimin më të dobët në 30 vjetët e fundit
Barcelona ka mbetur pa asnjë qendërmbrojtës tani për tani, pas lëndimit të Clement Lenglet në fitoren e thellë 4:0 kundër Osasunës të dielën në La Liga.
Mbrojtësi francez u detyrua ta braktisë fushën në Camp Nou në pjesën e dytë për shkak të një lëndimi, duke i shkaktuar kokëçarje trajneri Ronald Koeman.
Lëndimi i tij nënkupton se Barça nuk e ka në dispozicion asnjë qendërmbrojtës në këtë kohë, duke qenë se Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Samuel Umtiti janë të lënduar po ashtu.
Lojtari i ekipit B të Barcelonës Oscar Mingueza luajti titullar përkrah Lenglet të dielën dhe dëmtimi i francezit nënkupton se 21-vjeçari do të luajë për ekipin A në shumë ndeshje në vijim.
Mesfushori Frenkie de Jong luajti si qendermrbojtes pas lëndimit të Lenglet kundër Osasunës dhe pritet ta luajë atë rol në ndeshjet e ardhshme duke i parë mungesat dhe duke e marrë parasysh faktin se Koeman e ka përdorur në atë pozitë disa herë.
Junior Firpo është opsion tjetër për qendrën e mbrojtjes.
Barcelona pritet të kërkojë qendërmbrojtës në janar, sepse Pique dhe Umtiti pritet të mungojnë gjatë.
(Kosova Sot Online )