Lexoni edhe:
Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horror
Sulmuesit të Wolves, Raul Jimenez, i është kthyer vetëdija në spital dhe po flet, pas përplasjes së tmerrshme kokë më kokë që e pësoi me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz, në fitoren e skuadrës së vet në Premierligë të dielën. Jimenez dhe Luiz u përplasën kokë më kokë në fillim të ndeshjes gjatë një korneri në Emirates. Jimenezit, 29 vjeç, iu dha oksigjen në fushë dhe ndeshja u ndërpre për 10 minuta derisa ai mori tretman urgjent.
Flet nga spitali piloti i Formula 1 që i shpëtoi mrekullisht aksidentit horrorLexoni edhe:
“Ishte një çast i keq. Si reaguam? Panik, panik, panik. Keni mundur t’i shihni fytyrat e bashkëlojtarëve të tij. Ishte shumë serioze. Ishte e tmerrshme”, tha trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo.
Pavarësisht përplasjes, mbrojtësi brazilian Luiz qëndroi në fushë dhe e vazhdoi lojën me kokën e mbështjellë në fashë të bardhë, para se të zëvendësohej pas pjesës së parë.
Jimenezit i ishte kthyer vetëdija në spital.
“Ai po flet, është i vetëdijshëm. Duhet ta vlerësojnë mirë. Ai është në duar të sigurta”, tha Nuno.
(Kosova Sot Online )