Lexoni edhe:
Interi s’heq dorë nga Giroud, e do në janar
Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Napolit, Ciro Ferrara, ka thënë se Maradona ishte një antihero, i cili pagoi për gabimet e veta.
Ferrara ishte bashkëlojtari i Maradonës në Napoli për shtatë sezone radhazi.
Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në shtëpinë e vet nga sulmi në zemër.
“Jam prekur nga vdekja e tij, këto janë çaste të vështira. Në fillim nuk doja të flisja, por pastaj e pashë të nevojshme të flas për një bashkëlojtar dhe mik të madh”, tha Ferrara për Bobo Vierin në Twitch.
Interi s’heq dorë nga Giroud, e do në janarLexoni edhe:
“Të gjithë jemi të pikëlluar për atë që ka ndodhur. Jam i sigurt se Diego është ndier i qetë dhe në paqe. U rrita më të dhe kam kujtime të paharrueshme me të”, shtoi ai.
“Ai është miku im dhe gjithmonë e kam mbrojtur, por ai pagoi për gabimet e veta. Dikush thotë se Diego ishte hero, unë them se heronjtë janë të përkryer, ata nuk bëjnë gabime. Diego ishte antihero”, theksoi ai.
“Përkundër dobësive, ai u bë më i miri i të gjitha kohëve. Ai ishte i çmendur në kokë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )