
Lexoni edhe:
Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit
Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Lideri Ballkani e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2:1 për ta ruajtur distancën ndaj ekipeve ndjekëse.
Blendi Baftiu e kaloi ekipin Portokalli në epërsi me golin e realizuar në minutën e tetë.
Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i GjilanitLexoni edhe:
Kurse, për 2:0 shënoi sulmuesi në super-formë, Mirlind Daku në minutën e 35-të.
E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 40-të.
Ndërkohë, në duelin tjetër që u luajt sot, Llapi e mundi Drenicën me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për llapjanët e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 88-të të takimit.
(Kosova Sot Online )