Lexoni edhe:
Pas Mike Tysonit, edhe një legjendë tjetër e boksit rikthehet në ring
Pas një jave kurim në një klinikë turke, ku shkoi me urgjencë pas komplikimit të gjendjes shëndetësore prej koronavuris, trajneri i Kukësit Skënder Gega është nisur sot drejt Shqipërisë dhe shumë shpejt do të jetë në drejtim të verilindorëve.
Ka qenë vetë klubi i Kukësit që ka njoftuar se trajneri 57-vjeçar ka lënë klinikën ku është kuruar në Turqi dhe se tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërsa nuk dihet ende se kur do të ulet normalisht në pankinë.
Pas Mike Tysonit, edhe një legjendë tjetër e boksit rikthehet në ringLexoni edhe:
Skënder Gega nuk ka qenë në pankinën e Kukësit në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ku skuadra ia ka dalë të marrë një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës dhe dy fitore ndaj Laçit e Vllaznisë.
Këtë të shtunë Kukësi do të përballet me modestët e Apolonisë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikthehet Gega në pankinë, apo do të bëjë edhe pak ditë pushime, për t’u rikthyer në javën pasardhëse.
(Kosova Sot Online )