Ish-ylli i Interit: Eriksen nuk është kampion, Interi humbi titullin shkaku i tij

  • 07 December 2020 - 12:18
Ish-ylli i Interit: Eriksen nuk është kampion, Interi humbi titullin shkaku i tij

sh-mbrojtësi i Interit, Beppe Bergomi, beson se Interi mund ta ketë humbur titullin në Serie A sezonin e kaluar duke pritur Christian Eriksenin.

Danezi u bashkua zikaltërve nga Tottenham në janar të vitit 2020, por sipas mediave italiane ai do të largohet në afatin kalimtar të dimrit në janar.

Bergomi i ka kritikuar ashpër ish-skuadrën e tij dhe mesfushorin danez.

“Eriksen është çështje e ndërlikuar për ta diskutuar”, u deklarua fillimisht ai.

“Unë gjithmonë kam menduar se ai nuk është kampion, ai është një lojtar i mirë që nuk është i përshtatshëm për futbollin e Serie A dhe të Antonio Contes.”

Taktiku italian e vendosi atë në pesë minutat e fundit gjatë ndeshjeve kundër Real Madrid dhe Bologna javën e kaluar.

“Unë nuk dua të flas për këtë, nuk e di situatën”, shtoi Bergomi.

“Unë e di që Interi ka humbur kohë, dhe ndoshta edhe një titull në Serie A, duke u përpjekur të ndihmojë Eriksen të sistemohet. Conte hodhi një mesfushor sulmues dhe humbi nga Lautaro Martinez. Ai ndaloi pas një kohe dhe u kthye në formacionin 3-5-2”, përfundoi ai.

Skuadra e Interit është në pozitën e fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa të mërkurën do të luaj ndeshjen e fundit kundër Shakhtar Donetsk në rast fitoreje mund të kualifikohen në rundin tjetër, por vetëm nëse Real Madridi dhe Borussia Monchengladbach nuk luajnë baras në ndeshjen tjetër.

(Kosova Sot Online )