![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/08/200x200_Reja-3-600x3601607418499.jpg)
Lexoni edhe:
Reja: Kemi pak shanse për vendin e dytë, por do të përpiqemi
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka dëshirë të luajë për kampionin e La Ligës, Real Madrid, sipas ish-sulmuesit, Davor Suker.
PSG-ja po kërkon ta zgjasë kontratën e Mbappes përtej sezonit 2021-22 në kryeqytetin francez.
Suker, i cili tani është president i Federatës Kroate të Futbollit, i kaloi tri vjet në Madrid, ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve midis viteve 1996 dhe 1999, foli për mundësinë e kalimit të Mbappes në Santiago Bernabeu.
Reja: Kemi pak shanse për vendin e dytë, por do të përpiqemiLexoni edhe:
“Tani ka shumë para në futboll, por nëse nuk ka uri lojtari nuk do të ketë sukses,” tha Suker.
“Ju duhet të kërkoni një lojtar që është i uritur dhe unë mendoj se Kylian Mbappe e ka atë dëshirë të nevojshme për të luajtur për Real Madrid.”
Mbappe dhe PSG-ja janë aktualisht në diskutime mbi një kontratë të re për superyllin francez.
Goli i Mbappe kundër Montpellier të shtunën ishte i 100-ti për PSG-në, të cilit ai iu bashkua nga rivalët e tij vendas Monaco në gusht të 2017.
(Kosova Sot Online )