Lexoni edhe:
Vdes Paolo Rossi, legjenda e Italisë dhe fituesi i Kupës së Botës
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë dalë sërish pozitivë në testin për COVID-19, mbi 20 ditë pasi u infektuan, ka konfirmuar klubi i tyre Napoli.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ishte infektuar me virus më 20 nëntor, rreth dy ditë pasi ishte kthyer në Napoli nga detyra me ekipin kombëtar të Kosovës.
Rrahmani dhe Hysaj janë futur në izolim në shtëpitë e veta deri në testimin e radhës.
Por pavarësisht se kanë kaluar mbi 20 ditë që prej atëherë, 26-vjeçari nga Prishtina ende nuk ia ka dalë ta shërojë virusin ngjitës.
Si pasojë e virusit, ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Gennaro Gattusos në pesë ndeshjet e saj gjatë këtyre tri javëve të fundit në të gjitha garat.
Napoli tregoi në një shkrim në rrjetin social Twitter, se të gjithë futbollistët e saj kanë dalë negativë në testin para ndeshjes së sotme kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës, përveç dyshes Rrahmani dhe Hysaj.
Vdes Paolo Rossi, legjenda e Italisë dhe fituesi i Kupës së BotësLexoni edhe:
“Testet e kryera dje në mëngjes për ekipin janë kthyer negativë, me përjashtim të Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt që dolën pozitivë sërish, të cilët do të futën sërish në vetizolim deri në testimin e ri”, shkroi Napoli.
Rrahmani ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare në Serie A apo Ligën e Evropës për Napolin, pavarësisht se iu bashkua skuadrës në verë nga Hellas Verona.
(Kosova Sot Online )