Lexoni edhe:
Valverde kthehet para derbit me Atleticon, sinjale nga Hazard dhe Odegaard
Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, e ka postuar një fotografi të Lionel Messit duke e adhuruar vëllain e saj pas fitores së Juventusit 3:0 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën.
Ronaldo i shënoi dy gola nga penalltitë në atë ndeshje, duke i ndihmuar Juves ta arrijë një fitore bindëse në Camp Nou, falë të cilës bardhezinjve ia rrëmbyen vendin e parë katalonasve në grupin e tyre.
Triumfi ishte i rëndësishëm sepse Juventusi do t’i shmangë kundërshtarët e fortë në rundin e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane, për dallim nga Barcelona.
Valverde kthehet para derbit me Atleticon, sinjale nga Hazard dhe OdegaardLexoni edhe:
Derisa Ronaldo këmbënguli pas ndeshjes se Messin nuk e ka parë asnjëherë si rival dhe se ka marrëdhënie shumë miqësore me të, motra e tij vendosi ta lartësojë vëllain e vet në rrjetet sociale duke u ulur argjentinasin.
“Mbreti im. Më i miri në histori. Krenaria e jetës sime”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë duke Messi shihet duke u përkulur asit të Juves. Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos e arriti kulmin kur ky i fundit luante për Real Madridin.
Ata e kanë mbizotëruar futbollin botëror për më shumë se një dekadë, me Ronaldon që e fitoi pesë herë Topin e Artë dhe Messin që e rrëmbeu një më shumë, gjashtë.
Portugezi, megjithatë, është më i mirë në Ligën e Kampionëve kur bëhet fjalë për numrin e trofeve dhe golave, pasi i ka fituar pesë, një më shumë se Messi.
(Kosova Sot Online )