![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/08/200x200_Kosovo-PM-Avdullah-Hoti-tests-positive-for-COVID-191607426132.jpg)
Lexoni edhe:
Modeli i Qeverisë Hoti, kopje origjinale e modifikuar e koalicionit PAN
Ylli brazilian, Neymar ka thënë se ai duhej të ishte larguar nga fusha kur ishte fyer në mënyrë racore nga Alvaro Gonzalez në derbin francez që është zhvilluar në shtator midis Paris Saint-Germain dhe Marseille.
Vërejtjet e tij vijnë pas incidentit në duelin e PSG-së me Instabul Basaksehir, që detyroi lojtarët të largohen nga fusha dhe loja u pezullua pasi gjyqtari i katërt, u akuzua për përdorimin e gjuhës raciste. Nymar e lidhi ngjarjen e së martës mbrëma më atë të shtatorit, i cili ishte fyer nga Gonzalez dhe sot pendohet që nuk e ka marrë vendimin e njëjtë.
“Është një çështje shumë serioze, shumë delikate”, u deklarua Neymar.
“Fatkeqësisht, kjo situatë ka ndodhur dhe kjo është e bezdisshme, më ndodhi në fillim të sezonit”.
“Unë e di që nuk është normale të vuash një akt ose një fyerje për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të racës tënde”.
Modeli i Qeverisë Hoti, kopje origjinale e modifikuar e koalicionit PANLexoni edhe:
“Ne bëmë shumë mirë që u larguam nga fusha, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, shtoi ai pas asaj që ndodhi ditë më parë në Ligën e Kampionëve.
“Kjo ngjarje kaloi nëpër kokën time herën e parë dhe kjo është ajo që unë duhet të kisha bërë në ndeshjen kundër Marseille”.
Pas incidentit më 13 shtator, as Neymar dhe Gonzalez nuk u ndëshkuan me masa disiplinore nga Komiteti i Ligës së Francës për komentet e pretenduara raciste të përdorura nga dy lojtarët gjatë ndeshjes në “Parc des Princes”.
(Kosova Sot Online )