![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/14/200x200_16078975154666-600x3601607932027.jpg)
Lexoni edhe:
Momenti kritik kur Neymari pëson lëndim të tmerrshëm
Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong, i ka bërë thirrje klubit ta shesë Granit Xhakën dhe ta transferojë atë falas, pas një rezultati tjetër dëshpërues në Premierligë.
Skuadra e Mikel Artetës u mund 1:0 nga Burnley në Emirates Stadium të dielën, në ndeshjen e saj të parë para përkrahësve të vet që prej muajit mars si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi autogol në minutën e 73-të, një çerek lojë pasi ish-kapiteni i skuadrës Granit Xhaka u përjashtua nga loja sepse e kapi për fyti Ashley Westwoodin.
Momenti kritik kur Neymari pëson lëndim të tmerrshëmLexoni edhe:
Frimpong – i cili i kaloi 13 vjet në Arsenal pasi iu bashkua klubit si nëntë vjeçar – e ka kritikuar Arsenalit në rrjetin social Twitter, duke e këshilluar Artetën ta heqë qafe Xhakën dhe ta kthejë atë në klub.
“Shiteni Xhakën dhe më merrni mua falas”, shkroi Frimpong në Twitter.
“Tifozët meritojmë më mirë se ky m*t”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )