Thierry Henry e fiku TV-në dhe s’e shikoi lojën e Arsenalit shkaku i Granit Xhakës, thotë Evra

  • 14 December 2020 - 10:54
Thierry Henry e fiku TV-në dhe s’e shikoi lojën e Arsenalit shkaku i Granit Xhakës, thotë Evra

Thierry Henry e fiku TV-në dhe s’e shikoi lojën e Arsenalit shkaku i Granit Xhakës, thotë Evra

Patrice Evra ka zbuluar se legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e kishte fikur TV-në duke refuzuar ta shikojë ndeshjen e ish-ekipit për shkak se Granit Xhakës i ishte dhënë shiriti i kapitenit.

Mesfushori shqiptar Xhaka përsëri i pushtoi ballinat e mediave për arsye të gabuara të dielën, kur u përjashtua nga loja për sjellje josportive në humbjen e Arsenalit 1:0 kundër Burnley në Premierligë.

Në mungesë të tij, topçinjtë e pësuan një disfatë tjetër dëshpëruese pasi Pierre-Emerick Aubameyang shënoi në portën e vet.

Xhaka u fajësuar më së shumti për këtë disfatë, pasi paraqitje e tij ishte e dobët dhe kulmin e arriti kur e bëri një gjest që Arsenalit i duhej më së paku në ato çaste.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, e akuzoi Xhakën se i zhgënjeu bashkëlojtarët e vet me sjellje të pahijshme.

“Do t’ju rrëfej diçka shpejt. Thierry Henry më ftoi një herë në shtëpinë e vet për ta shikuar një ndeshje të Arsenalit. Kur e ndezi TV-në, pamja e parë që na u shfaq në ekran ishte Xhaka duke e udhëhequr ekipin, pra ishte kapiten. Thierry Henry e fiku TV-në”, tregoi Evra.

“I thashë ‘Çfarë ndodhi?’. Ai m’u përgjigj: ‘Nuk mund ta shikoj ekipin tim kur Xhaka është kapiten i ekipit tim’. Nuk e shikuam atë ndeshje”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )