
Dy medalje evropiane për taekwondistët e rinj kosovarë

Dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj të Kosovës në Kampionatin Evropian për kadetë, që u mbajt gjatë fundjavës në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg.
Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposht në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnje e Hercegovinës.
Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokolowski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale.
Në Evropian mori pjesë edhe Orion Oseku, i cili përkundër se dha maksimumin u mposht nga maqedonasi Andrej Vasilevski, në kategorinë -41 kg.
(Kosova Sot Online)