Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë

  • 15 December 2020 - 10:09
Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë

“Në Barcelonë , më 14 dhjetor të vitit 2000, në prani të [Josep Maria] Minguella dhe Horacio [Gaggioli], Carles Rexach, drejtori sportiv i FC Barcelonas, ëqë u pajtua me këtë, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht nga ndonjë mendim mospajtues, të nënshkruaj me lojtarin Lionel Messi me kusht që të mbajmë shumat e rëna dakord”.

Fjalët e mësipërme, të shkruara në një pecetë pas një loje tenisi në Barcelonë, ëkanë hyrë në historinë e futbollit. Ato ishin shkruar me ngut nga Rexach, drejtori sportiv i Barçës në atë kohë, në një përpjekje për të siguruar Jorge Messin se klubi katalanas ishte i përkushtuar për të nënshkruar djalin e tij. Rexach nënshkroi pecetën, ashtu si agjentët, Minguella dhe Gaggioli, si dëshmitarë. Babai i Messit ishte në ankth për të ardhmen e djalit të tij për shkak të hezitimit të dukshëm të Barcës për të përfunduar një marrëveshje. Kishte një debat në prapaskenë në Camp Nou rreth meritave të nënshkrimit të një 13-vjeçari, por brenda disa minutash pasi e kishin shikuar atë gjatë një loje testuese në Barcelonë në shtator të vitit 2000, Rexach ishte i bindur se ata duhej të vepronin. Kur lindi perspektiva që Messi të lëvizte diku tjetër, me kërcënimin e Realit dhe Atletico Madrid që u ofrohej një shans për ta nënshkruar me atë, Rexach mori gjërat në duart e tij për të rregulluar punët me familjen e argjentinasit.

Njëzet vjet më vonë, Messi ka shënuar më shumë se 600 gola për Blaugranasit dhe ka thyer rekordin e Xavi Hernandez pr më së shumti paraqitje për klubin me 767 ndeshje të zhvilluara. (Ai është gjithashtu dy gola larg për të barazuar rekordin e Peles për më shumti gola për një klub.) Ai gjithashtu është cilësuar si lojtari më i mirë në botë me një rekord prej gjashtë Topa të Artë dhe konsiderohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Për të shënuar 20 vjetorin e nënshkrimit të pecetës, ESPN foli me tre persona që e nënshkruan atë: Rexach, Minguella dhe Gaggioli, së bashku me presidentin e Barçës në atë kohë, Joan Gaspart, për ngjarjet që çuan në një moment të improvizimit që do të ndryshonte fatin e klubit gjatë dy dekadave të ardhshme, shkruan Telegrafi.

Zbulimi i Messit

Messi u bashkua me ekipin e tij lokal, Newell’s Old Boys, si një 6-vjeçar në vitin 1994, dhe videot me aftësitë e tij mahnitëse në atë moshë janë u bënë virale në internet. Sidoqoftë, lajmet nuk qarkulluan aq shpejt në atë kohë, dhe ai mbeti relativisht i panjohur jashtë Rosarios. Derisa ai po rritej, fjalët filluan të qarkullonin, por fakti që Messi ishte diagnostikuar me një çrregullim të hormonit të rritjes – dhe kishte nevojë për trajtim për të ndihmuar trupin e tij të zhvillohej siç duhet – largoi klubet në Argjentinë, përfshirë River Platen. Trajtimi ishte i shtrenjtë për një adoleshent pa garanci për sukses. Ishte një shpenzim që ata ose nuk mund ta përballonin ose nuk donin të luanin si një lojë bixhozi, dhe Messi kishte nevojë për një klub të gatshëm të paguante për trajtimin.

Fati i Messit ndryshoi në vitin 1998, kur agjenti argjentinas Gaggioli, një banor i Barcelonës për shumë vite, mori një telefonatë nga dy persona në Rosario, Fabian Soldini dhe Martin Montero. Dy vjet më vonë, Gaggioli, me ndihmën e Minguellas – një agjent i cili kishte punuar me Barçën në shumë marrëveshje në të kaluarën, duke përfshirë nënshkrimin e Diego Maradonas – dhe Rexach arriti të merrte familjen e Messit në Barcelonë. Gaggioli: Gjithçka filloi në vitin 1998 kur dy nga kontaktet e mia, Soldini dhe Montero, të cilët kishin një shkollë futbolli në Rosario, më treguan për këtë fëmijë. Messi ishte 11 vjeç kur më thirrën për herë të parë për të folur për të. Ideja ime ishte të prisja pak, derisa të ishte 12 ose 13 vjeç, sepse në atë kohë ishte shumë i vogël. Ata kurrë nuk u fshehën atë se ai do të kishte nevojë për injeksione [për të ndihmuar rritjen e tij]. Ata vazhdimisht më dërguan video, transmeton Telegrafi.

Sapo gjërat filluan të përparonin, unë organizova një takim në Buenos Aires dhe [agjenti] Juan Mateo erdhi nga Porto Alegre. Ne folëm për marrjen e një video në Minguella për ta shikuar dhe për të provuar ta zhvilluar fazën testuese në Barcelonë. Familja e Messit i tha Soldinit dhe Monteros se ata donin një klub të madh dhe diku ku familja mund të jetonte së bashku. Kjo ishte Barcelona sepse [unë isha atje], por në atë kohë mund të kishte qenë një klub në Madrid, duke qenë se kisha një propozim për të lëvizur atje që nuk u realizua kurrë.

Deri në shkurt të vitit 2000, unë kisha parë videon se si luante Lioneli dhe e dija që ky fëmijë ishte çmendurisht i mirë. Më ishte ofruar mundësia për të punuar në Madrid, dhe unë do ta kisha ofruar atë te Real Madridi ose Atletico, por në fund unë qëndrova në Barcelonë dhe Rexach pranoi propozimin.

Minguella: Një nga njerëzit që besoj më shumë në botën e futbollit ka qenë gjithmonë Juan Mateo. Ai ishte i pari që më thirri në telefon i ngazëllyer që kishte gjetur një talent të jashtëzakonshëm në Rosario, i cili po luante për ekipin e të rinjve të Newell’s dhe si, kur merrte topin, drejtohej gjithmonë drejt portës së kundërshtarit. Teknologjia atëherë nuk ishte ajo që është tani. Tani mund të lidheni në çdo vend të botës dhe të shihni gjithçka në çast, por më pas u desh t’i bëja disa video dhe t’i dërgoja në shtëpinë time. Kur pashë pamjet, pothuajse nuk mund ta besoja. Ai ishte një lojtar shumë i vogël, por me një talent të jashtëzakonshëm, i cili shkoi drejt golit me topin ngjitur në këmbë.

Rexach: Gaggioli më foli për Messin në Montevideo, Uruguai. Unë kam qenë në Brazil duke parë lojtarë dhe në Montevideo, gjatë rrugës për në Barcelonë, ai më tha se duhej të ndryshoja planet e mia dhe të udhëtoja në Rosario për të parë një fenomen. Kur pyeta për moshën dhe pozicionin e tij dhe ai më tha 13-vjeçar, reagimi im i parë ishte se nuk kishte arsye për nxitim … por, entuziazmi i tij kur fliste për të më ktheu përsëri. Kështu që unë mora një vendim që mund të ishte kritikuar në atë kohë: Unë i propozova Horacios që ai të organizonte një udhëtim për në Barcelonë për fëmijën dhe prindërit e tij në mënyrë që ta testonim atë për dy javë.

Unë nuk dija asgjë tjetër për Messin, personalisht, derisa e pashë atë një pasdite – nuk e di datën e saktë – në fushat pranë ‘Mini Estadi’. Një lojë ishte organizuar me disa nga fëmijët e ekipeve të të rinjve. Kur Messi mbërriti në Barcelonë, ëunë e kisha bërë të qartë se një fëmijë do të vinte për një test, por unë duhej të largohesha – mendoja për Australinë – dhe nuk isha në disponim derisa të kthehesha. Më vonë, dëgjova se ai kishte luajtur në takime të ndryshme, por askush nuk kishte guxuar të merrte një vendim.

Ajo që nuk do ta harroj kurrë është se një shëtitje prej tre deri në katër minuta, çfarëdo që të duhet për të ecur rreth fushës, më mori 15 minuta sepse isha i shtangur dhe i ngazëllyer duke e shikuar atë, duke parë atë #farë bënte me topin, lëvizjet e tij, driblimet e tij dhe vizionin e tij. E dija që ishte ai, pa më thënë askush, sepse ai ishte më i vogli në fushë dhe unë mund të shihja diçka shumë ndryshe tek ai. Unë shkova në bankën rezervë, u ula dhe u thashë dy trajnerëve që ishin atje: “Nënshkruani me atë. Mos mendoni më për këtë. Dhe nëse dikush pyet, thoni atyre se është vendimi im.

Gaggioli: Kur e pashë për herë të parë, nuk e dija se ishte aq i vogël. Ai erdhi në Barcelonë për fazën testuese më 16 shtator deri më 30 shtator. Jorge Messi, Soldini dhe unë shikonim së bashku ndeshjet testuese. Lionel u dallua menjëherë. Ai e preku topin si askush tjetër. Kishte emocione, por Lionel shpejt i largoi. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe Rexach tha se ai ishte tashmë i bindur që klubi duhej ta nënshkruante me atë.

Gaspart: Nuk e dija se kush ishte Messi. Do të ishte e lehtë të thuash që e dija, dhe se rashë në dashuri që nga dita e parë, por nuk është kështu. Rexach më foli për Leon; ai i meriton të gjitha meritat. Ai erdhi tek unë dhe më tha se ne nuk mund ta ndihmojmë këtë fëmijë të jashtëzakonshëm që ka ardhur nga Argjentina të shpëtojë. Ai tha se ishte ndryshe nga gjithçka që kishte parë ndonjëherë. Dhe kur një drejtor sportiv i pozitës së Rexach u thotë se … Unë nuk i dhashë vetëm leje, unë e inkurajova atë që ta bënte atë.

Rreziku i humbjes së Messit

Pavarësisht bindjes së Rexach se Barça duhet të nënshkruajë me Messin, klubi kishte nevojë për kohë pas fazës testuese të shtatorit. Kishte dyshime për investim te dikush kaq i ri. Messi dhe familja e tij ishin mes Barcelonës dhe Buenos Aires, dhe me kalimin e kohës, pa asnjë lajm nga Barca, ata filluan të shqetësoheshin.

Ndërsa afrohej periudha e Krishtlindjes, ata që u përfshinë në ndihmën për të sjellë Messin në Spanjë filluan të mendojnë për ta marrë atë në klube të tjera. Përmenden Real Madridi dhe Atletico Madridi.

Gaggioli: Rexach tashmë kishte vendosur [të nënshkruante me atë], ashtu si edhe i ndjeri Joan Lacueva, i cili përfundoi duke paguar për fillimin e trajtimit të tij me hormone, por klubi nuk e kishte vendosur. Ata thanë se ishte çmenduri të nënshkruaja me Messin. Gjërat nuk po shkonin aspak mirë te Barcelona dhe klubi ishte afër falimentimit. Montero erdhi në nëntor për të provuar të zgjidhte problemet, por nuk ia doli. Pastaj Montero më thirri dhe më tha të flas me Rexach dhe ta paralajmëroj se nuk mund të mbajmë më gjatë. Dhe ai më tha se nëse nuk do të nënshkruanim, me Messin do të shkonte për prova me Real Madridin ose Atleticon.

Rexach: Nuk e di nëse kishte ekipe të tjera të interesuara në atë kohë, nuk mendoj kështu. E kishim këtu, në klub, një fëmijë shumë ndryshe nga gjithçka që kishim parë më parë. Ishte, nuk e di, si një dhuratë, një shans unik për aq sa kishte rrezik. Ata më thanë në klub, “Dëgjo, Charly, ai është 13 vjeç dhe ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen …” Ata nuk donin të rrezikonin për një fëmijë kaq të ri. Por, e dija që duhej ta nënshkruanim atë për ta ndaluar atë të shkonte diku tjetër dhe më pas të pendoheshim.

Minguella: River Plate e kishte atë për fazën testuese për disa ditë, por vendosi të mos nënshkruante me atë në fund. Për atë arsye, kur erdhi shansi për të udhëtuar në Barcelonë, babai i lojtarit nuk kishte shumë për të menduar.

Pjesë e fazës testuese ishte një lojë me fëmijët të moshës së Messit dhe një ekip nga [grupi i moshës tjetër më lart]. U rregullua pasi biseduam me Rexach për fëmijën që po vinte në Barcelonë. Gjëja më e mirë që ata mund të bënin ishte ta shikonin atë. Charly kishte besimin e presidentit dhe është një legjendë e Barcelonës, kështu që nuk kishte asnjë më të mirë se ai për të testuar Messin edhe një herë.

Rexach reagoi në momentin që e pa duke luajtur. Pas disa minutash, ai tha se duhej të nënshkruhej me të, se ishte unik. Gjithashtu në atë lojë ishte Quimet Rife dhe ish-lojtarë të ndryshëm të Barçës që po punonin në akademi në atë kohë. Messi ishte ndryshe nga pjesa tjetër dhe konfirmoi atë që kishim parë në videot që Juan Mateo më kishte dërguar nga Argjentina: ai gjithmonë shikonte për të shënuar gol.

Gaspart: Unë nuk dija asgjë për faëzn testuese dhe madje nuk këshillova askënd pasi bisedova me Rexach. Unë tashmë thashë se ishte vendimi i tij … Epo, fjala e fundit duhej të ishte e imja, si president, sigurisht, por merita është e gjitha e Charlyt.

Nënshkrimi i Messit erdhi disa muaj pas largimit të [Luis] Figos, i cili ishte me të vërtetë fantastik për klubin dhe meritonte një libër autobiografik. Gjithçka që ndodhi në gusht të atij viti nuk do ta dëshiroja për askënd, dhe siç mund ta imagjinoni, në atë moment, Messi nuk ishte një përparësi për klubin.

Mbaj mend që kushtet logjistike ishin të ndryshme sepse babai, Jorge, donte që Leo të jetonte në një banesë me të dhe jo në La Masia me fëmijët e tjerë të akademisë. Si përjashtim, Rexach më tha se mund të bëhej, se nuk mund të ngatërroheshim në çështje të vogla dhe se duhej ta bënim.

Nënshkrimi i pecetës

Nga mesi i dhjetorit, babai i Messit, Jorge, kishte shumë emocione dhe stres. Nuk kishte shumë lajme nga Barcelona dhe po e bënin atë të besonte se ata nuk ishin të gatshëm të nënshkruanin me djalin e tij. Duke ndjerë që klubi mund të humbasë një lojtar një herë në jetë, Rexach ndërhyri për të siguruar që Messi të mos shkonte diku tjetër.

Rexach: Jorge mendoi se [Barca] po ngecte. Unë nuk isha atje dhe nuk e di saktësisht se si ishin gjërat, por kur u takova me Jorgen, e kuptova se ai nuk ishte i sigurt për asgjë. Supozoj se ai nuk i besonte [Barcës] dhe ai dukej i dëshpëruar, kështu që një natë u takova me Minguellan dhe Horacion në klubin e tenisit në Pompeja dhe, duke folur me Jorgen në telefon, ai më tha: “Nëse kjo nuk zgjidhet shpejt , do të shkojmë. Unë duhet të kthehem në Buenos Aires dhe nuk shoh asgjë që po ndodh”. Kjo ishte kur, duke menduar, vendosa gjithçka.

Pse një pecetë? Sepse ishte e vetmja gjë që kisha në dispozicion për të dorëzuar. Unë pashë mënyrën e vetme për ta çliruar nga presioni Jorgen se ishte nënshkrimi i diçkaje, duke i dhënë atij disa prova, kështu që unë kërkova një pecetë nga kamerieri dhe shkrova: “Në Barcelonë, më 14 dhjetor të vitit 2000 dhe në praninë e zotërinjve Minguella, Horacio, Carles Rexach, Drejtori sportiv i FC Barcelonas, ënë këtë mënyrë bie dakord, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht nga ndonjë mendim mospajtues, për të nënshkruar lojtarin Lionel Messi, me kusht që të mbajmë shumat e rëna dakord”.

Unë i thashë Jorges se ishte firma ime dhe se kishte dëshmitarë, që në emrin tim do të merrja përgjegjësi direkte, nuk kishte asgjë tjetër për të folur dhe për të qenë i durueshëm për disa ditë sepse Leo tashmë mund ta konsideronte veten si lojtar i Barçës.

Minguella: Ne u takuam në klubin e tenisit Pompeja në Montjuic të Barcelonës. Ne ishim duke biseduar për pak kohë pasi luajtëm një lojë tenisi. Horacio ishte gjithashtu atje. Ne arritëm në përfundim se diçka duhej bërë. Ishte një ide gjeniale nga Rexach, duke kapur pecetën, duke shkruar kontratën dhe të gjithë ne ta nënshkruanim atë.

Drejtpërdrejt pas kësaj, unë fola me Jorge Messin, i cili ishte në Hotel Plaza në qytet me Leon, për të konfirmuar se një nga njerëzit e presidentit kishte nënshkruar një dokument dhe se fëmija ishte këtu për të qëndruar. Familja Messi po dëshpërohej duke pasur parasysh heshtjen e Barçës, por në atë moment gjithçka u qartësua.

Gaggioli: Peceta ishte një dokument i vlefshëm ligjërisht, sipas asaj që më thanë avokatët e mi, dhe kjo ndryshoi jetën e të gjithëve. Tani ruhet në një bankë në Andorra – është një dokument historik dhe duhet të mbrohet. Kjo duhet gjithashtu të theksohet se meqenëse ai dokument ekzistonte, Barca dërgoi një letër ku ftonte familjen të vinte në Barcelonë. Joan Lacueva dërgoi një letër me 10 rreshta duke thënë se në shkurt të vitit 2001, e gjithë familja duhet të udhëtonte në Kataluni.

Gaspart: Peceta ishte një mënyrë morale për t’i bërë të qartë Jorges se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Zyrtarisht, nuk shërbeu si asgjë, por ishte hapi përpara nënshkrimit të kontratës së parë, të cilën [ish-nënkryetari i Barçës] Paco Closa e bëri.

Debutimi dhe trajtimi

Peceta ishte vetëm fillimi i fundit të sagës. Do të ishte gati një muaj tjetër derisa Messi të nënshkruante zyrtarisht si lojtar i Barcelonës. Ai nuk do të ishte në gjendje të bënte debutimin e tij deri në muajin mars për shkak të çështjeve të regjistrimit.

I veshur me fanellën Nr.9 në një lojë kundër Amposta, ai shënoi në paraqitjen e tij të parë zyrtare për klubin. Të gjithë në klub shpejt kuptuan kalibrin e lojtarit që kishin në duar, dhe nuk kaloi shumë dhe skuadrat e mëdha evropiane po përpiqeshin ta transferonin atë. Messi, megjithatë, i qëndroi besnik Barcës, mirënjohës që ata kishin rënë dakord të financonin trajtimin e tij me hormone.

Trajtimi i Messit përfshinte injeksionin e këmbëve të tij me hormon njerëzor të rritjes çdo natë. Kostoja e plotë e trajtimit u raportua të ketë qenë rreth 1,000 mijë euro në muaj, edhe pse as klubi dhe as Messi nuk i kanë konfirmuar shifrat e përfshira.

Messi gjithashtu ka bërë histori për fitimin e gjashtë Topave të Artë, çmimin që u jepet futbollistëve dhe futbollisteve çdo vit. (Foto:FRANCK FIFE / AFP përmes Getty Images)

Rexach: Ai nuk e bëri debutimin e tij për një kohë sepse ishte i huaj dhe nuk mund të luante ndeshje zyrtare derisa babai i tij të regjistrohej në Kataluni. Ne duhej të zgjidhnim çështjen e dokumenteve në mënyrë që ai të mund të luante, por pas pecetës unë u çlirova edhe Jorge gjithashtu.

Minguella: Kishte disa probleme të vogla burokratike që u zgjidhën në mars, muajin kur ai bëri debutimin e tij. Ai ishte i huaj dhe nën moshën 18-vjeçare, prandaj duhej të kishte autorizim. Pavarësisht stërvitjes me ekipin U13 A, do të kishte qenë më normale të ishte me ekipin B15 ose U15, ai duhej të bënte debutimin e tij me ekipin U13 B.

Gaggioli: Newell’s kishte refuzuar të paguante për trajtimin e hormoneve, si ashtu edhe River Plate. Lacueva pagoi për fazën fillestare të trajtimit dhe pas kësaj Barca mori përsipër gjithçka. Sapo ai filloi të luante rregullisht [për Barcelonën], të gjitha klubet e mëdha filluan të thërrisnin, si Juventusi, Interi, Liverpooli, Real Madridi, edhe pse Arsenali ishte më afër të nënshkruante me atë. Ne madje darkuam me Arsene Wengerin. Ishte rreth kohës kur Cesc Fabregas, shoku i ngushtë i Messit, u transferua në Arsenal.

Rexach: Trajtimi i hormoneve? Shikoni, unë mora përgjegjësinë për nënshkrimin – gjithçka tjetër ishte e klubit. Padyshim që kishte një kosto të lartë, por nuk ishte e tepërt dhe nuk u shqetësova për këtë. Unë thashë: “Ai ka nënshkruar dhe tani ju mund të kujdeseni për pjesën tjetër”, duke i bërë të qartë [klubit] se duhej të merrte përgjegjësinë.

Gaspart: Asgjë e veçantë nuk ka ndodhur me trajtimin e rritjes, hormonet. Mos i kushtoni vëmendje asaj që njerëzit mund të thonë me qëllime të këqija. Nënshkrimi u miratua me konotacione të veçanta [në lidhje me trajtimin] dhe prej andej, Messi kishte një jetë normale të përditshme në klub. Ajo që kisha dyshime është se për një kohë të caktuar, një tjetër klub e kishte kërkuar për të marrë atë. Nuk është e nevojshme të thuhet kush. [Real Madridi?] Mendoj se është e qartë, sigurisht.

Nuk pata rastin të shijoj Messin si president. Unë nuk isha me fat që përfitova nga loja e lojtarëve si Andres Iniesta, Victor Valdes, Xavi dhe Carles Puyol, edhe pse disa kishin debutuar në ekipin e parë dhe unë isha veçanërisht i kujdesshëm për të siguruar që Puyol dhe Xavi të qëndronin në klub kur ata mund të ishin larguar dhe të arsyetonin me [Louis] van Gaal kur ai donte të përjashtonte Valdesin. Të kujdesesh për fëmijët vendas dhe lojtarët nga akademia është thelbësore për klubin.

Unë jam i kënaqur që marrëdhënia që kanë Messi, Jorge dhe Leo me Barcelonën ka qenë gjithmonë shumë e afërt. Ata e kuptojnë shansin që klubi i dha Leos dhe mirënjohja e tyre ka qenë shumë e dukshme. 

(Kosova Sot Online )