![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/15/200x200_resize-780x4391608023446.jpg)
Lexoni edhe:
Historia e transferimit të Messit te Barça nëpërmjet një pecete: Flasin njerëzit që qëndruan pas transferimit më të madh të bërë ndonjëherë
Ylli i muzikës pop Dua Lipa i ka zgjedhur tre futbollistë shqiptarë në ekipin e vet në FIFA 21, i cili përbëhet po ashtu nga yje si Diego Maradona dhe Virgil Van Dijk, por jo edhe dy futbollistët më të famshëm të dy dekadave të fundit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Këngëtarja kosovare me bazë në Britani të Madhe debutoi në videolojën e futbollit në fillim të këtij viti bashkë me shumë të famshëm të tjerë si pjesë e promovimit të versionit të lojës “Volta Groundbreakers”.
Fituesja e çmimeve Grammy është kthyer tani për ta zgjedhur ekipin e vet në FIFA 21, në të cilin i ka përfshirë Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin nga Kombëtarja e Kosovës dhe Granit Xhakën nga Kombëtarja e Zvicrës.
Pjesë e ekipit të saj janë edhe dy lojtarë të tjerë të Arsenalit, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Saka.
Yje të tjera në 11-shën e Lipës janë edhe legjenda e Argjentinës Diego Armando Maradona, i cili vdiq para tri javëve, si dhe futbollistët e Liverpoolit Virgil van Dijk, Alisson, Trent-Alexandre Arnold dhe Philips. E po ashtu edhe ish-mbrojtësi i Manchester Unted, Rio Ferdinand.
Volta 21 është versioni “street football” i lojës së famshme FIFA. Ky është edicioni i dytë i saj.
(Kosova Sot Online )