Ish-ylli i Manchester City: Është trishtim ta shohësh Messin në këtë gjendje

  • 16 December 2020 - 09:52
Ish-ylli i Manchester City: Është trishtim ta shohësh Messin në këtë gjendje

Gjendja e Lionel Messit në Barcelonë këtë vit e ka shqetësuar dhe pikëlluar bashkatdhetarin e vet, Pablo Zabaletan.

Zabaleta, i cili dikur luante përkrah Messit në ekipin kombëtar argjentinas, shpreson se ai do t’i ndjekë hapat e tij dhe do t’i bashkohet Manchester Cityt në verë.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Man City beson se gjiganti anglez është vendi më i mirë për Messin. “Manchester City është vendi më i mirë për Messin”, tha Zabaleta.

“Është trishtim ta shohësh atë në këtë gjendje. Kurrë nuk kam menduar se do ta shihja atë në vitin e fundit të kontratës në Barcelonë”, shtoi ai.

Ai shpreson se bashkatdhetari i vet do të ribashkohet me Pep Guardiolën në Etihad.

“Në City ai e ka një mik të ngushtë si Sergio Aguero dhe ai ka punuar me Pep më herët në Barcelonë. Ata e njohin shumë mirë njëri-tjetrin”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )