Lexoni edhe:
Joshua dhe Fury heqin dorë nga titujt e vet vetëm e vetëm që meçi mes tyre të zhvillohet
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka këmbëngulur se Lorenzo Insigne nuk është dashur të përjashtohej nga loja assesi kundër Interit për shkak të gjuhës ofenduese ndaj gjyqtarit, duke thënë se në Angli dhe Skoci lojtarët u thonë gjyqtarëve të pir***n tërë kohën.
Kapiteni i Napolit u ndëshkua direkt me kartonin e kuq pasi e ofendoi gjyqtarit pse dha penallti në favor të Interit, nga e cila Romelu Lukaku shënoi dhe ia siguroi zikaltërve një fitore të madhe 1:0.
Gattuso ishte i mllefosur pas ndeshjes dhe e kritikoi ashpër gjyqtarin Massa.
“Kjo ndodh vetëm në Itali. I thashë Massas se vetëm dy minuta para kartonit të kuq ai e lavdëroi Insignen për mënyrën sesi sillet si kapiten, pastaj dy minuta më vonë ai e përjashtoi atë nga loja”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.
“Nuk mund ta përjashtosh një lojtar, veçanërisht jo kapitenin, vetëm pse i thotë gjyqtarit të pir***t pas një penalltie të dyshimtë. Vetëm në Itali lojtarët përjashtohen për gjëra të tilla”, shtoi ai.
“Në Angli dhe Skoci, lojtarët u thonë gjyqtarëve të pir***n tërë kohë dhe asgjë nuk ndodh”, nënvizoi ai.
(Kosova Sot Online )