
Lexoni edhe:
Joshua dhe Fury heqin dorë nga titujt e vet vetëm e vetëm që meçi mes tyre të zhvillohet
Alvaro Morata e ka turpëruar veten dhe është shndërruar në objekt talljeje në rrjetet sociale, pas një rasti të humbur në barazimin e Juventusit me Atalantan të mërkurën.
Morata zihet në pozitë jashtë loje shumë shpesh dhe sulmuesi spanjoll mbeti duke shikuar dhe duke shpresuar se gjyqtari anësor e kishte ngritur flamurin, kur nuk ia doli të shënoi në porën boshe.
Spanjolli ishte përballë portierit Pierluigi Gollini dhe vendosi t’ia pasojë topin Cristiano Ronaldos sa për të krijuar rrëmujë të panevojshme.
Portugezi dështoi të shënoi dhe nga topi i kthyer, Morata u mundua të shënojë me thembër në portën boshe. Por goditja e tij ishte e tmerrshme dhe vetëm sa ndihmoi në turpërimin e tij.
Ronaldo was terrible as well. But my goodness 2 shocking mistakes by Morata in 1 play!!! . How can you be a footballer and not know the right weight to put on a pass,atleast place it in front of Ronaldo's right foot, and that backheel is giving me balotelli flashbacks. https://t.co/5M0ga2g2l7
— SOTL (@FuttyFan) December 17, 2020
(Kosova Sot Online )