![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/17/200x200_mO-600x3601608200497.png)
Lexoni edhe:
Pirlo nuk e fal Moratën
Bayern Munich publikisht ka hequr dorë nga Kylian Mbappe.
Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Bayerni asnjëherë nuk e ka diskutuar opsionin e transferimit të Kylian Mbappe,.
Ndoshta për shkak të shifrave marramendëse, pasi pritet të kushtojë së paku 200 milionë euro.
“E dua Mbappen dhe mënyrën e tij të lojës, por kurrë nuk kemi konsideruar që mund të vijë në Bayern. Përveç kësaj, është mirë aty ku është”, tha ai.
“Nasser Al Khelaifi është mik i mirë i imi. Nuk do ta shqetësoi me këtë temë”.
Pirlo nuk e fal MoratënLexoni edhe:
Klubi tjetër që synon Mbappen është Manchester City, por tashmë e ka harruar atë pas spekulimeve për Lionel Messin, derisa dëshira e Liverpoolit është zbehur shkaku krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Kështu, Madridi duket favorit pasi nuk ka shpenzuar asnjë cent vitin e kaluar, derisa ka fituar afër 200 milionë nga shitjet e futbollistëve.
(Kosova Sot Online )