Futbollisti Sergio Ramos tani fiton edhe si artist i tatuazheve

  • 17 December 2020 - 14:36
Futbollisti  Sergio  Ramos tani fiton edhe si artist i tatuazheve

Kapiteni i skuadrës së Real Madridit, Sergio Ramos përpos futbollit, ai është edhe një fermer i kuajve, ndërsa kohën e fundit është duke e bërë edhe punën e një artisti të tatuazheve.

Derisa ekipi madrilen është duke tentuar të gjeje mënyrën për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit, e cila i mbaron në qershor të vitit të ardhshëm, Ramos po gjen kohë të relaksohet me gjëra të tjera.

Jashtë futbollit, spanjolli është duke u marrë me dizajnin e tatuazheve si një hobi i ri i tij, pasi që është e rrallë që një futbollist të merret me këtë punë .

Një person si Ramos mund të mburret me listën e arritjeve të tij, pasi që ai luan për Real Madridin, është kapiten, është fermer i kuajve dhe tani krijonin tatuazhe.

Me trupin e tij të zbukuruar tashmë me një bojë mjaftë madhështore, tani ai është duke mësuar të përdorë vetë stilolapsin, siç tregoi të mërkurën me një fotografi në profilin e tij personal në rrjetin social “Instagram”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

(Kosova Sot Online )