Walcott shpjegon pse e festoi golin kundër ish-klubit Arsenal

  • 17 December 2020 - 14:42
Walcott shpjegon pse e festoi golin kundër ish-klubit Arsenal

Theo Walcott e ka arsyetuar festimin e golit kundër ish-klubit të vet, Arsenalit, duke thënë se ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për të të shënojë për klubin e fëmijërisë, Southampton.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili i kishte kaluar 12 vjet në Arsena pasi ishte larguar nga Southamptoni më 2006, nuk ka mundur ta fshehë gëzimin pasi shënoi në minutën e 18-të në barazimin e së mërkurës 1:1 në Premierligë.Mënyra sesi ai e festoi golin i ka tërbuar tifozët e Arsenalit, të cilët e kanë kritikuar në Twitter.

I pyetur pas ndeshjes për festimin kontrovers, Walcott tha se nuk kishte arsye pse të mos festonte pasi shënoi për klubin që e do.

“Unë gjithmonë ndiej se të shënosh gol, pavarësisht se për kë luan, është njëra prej ndjesive më të mira”, tha Walcott.

“I kam shënuar shumë gola këtu por tani luajë për fanellën e Southamptonit dhe të luaj për Southamptonin do të thotë shumë për mua dhe pse mos ta festoj golin? Ishte gol shumë i bukur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )