Lojtari më fer i vitit, ia shpëtoi jetën kundërshtarit
Fituesi i çmimit lojtari më fer i vitit 2020, Mattia Agnese, ka treguar se si ndodhi ngjarja në të cilën ai i shpëtoi jetën një lojtari të ekipit kundërshtar.
Mbrojtësi italian, luan për skuadrën e Ospedaletti, klub italian jo-profesionist, por në janarin e këtij viti ai kishte shpëtuar jetën lojtarit kundërshtar.
Agnese mësoi manovra për të shpëtuar jetën nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube.
“Unë pashë se ai nuk po merrte frymë dhe menjëherë e vendosa në një pozicion të sigurt dhe nxora gjuhën e tij për ta parandaluar atë nga mbytja”, tha Agnese.
Agnese mësoi manovra për të shpëtuar jetën nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube.
Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai është bërë një mik i ngushtë i djaloshit të cilit i shpëtoi jetën.
“Fituesi i Çmimit të FIFA Fair Play, Mattia Agnese është fjalë për fjalë një mbrojtës i jetës. Ende vetëm 17 vjeç, ky futbollist aspirues u nderua për një akt trimërie të shpejtë në administrimin e ndihmës së parë kritike për një kundërshtar që humbi vetëdijen pas një përplasjeje në terren”, shkroi FIFA në një deklaratë zyrtare.
“Agnese, i cili mësoi manovrat e tij shpëtuese nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube, u njoh për veprimet e tij vetëmohuese me një vend në Sallën e Famës të Futbollit Italian. Tani ai ka mbledhur një çmim edhe më prestigjioz.”
“Ndoshta më e mira nga të gjitha, ai është bërë mik edhe me kundërshtarin që shpëtoi, pasi kishte bërë kontakte dhe kishte krijuar një lidhje të ngushtë pasi ky i fundit u shërua plotësisht.”
Liga Seria D e vlerësoi mbrojtësin e ri, pas gjestit të bërë duke theksuar rendësin e futbollit dhe vlerat e këtij sporti.
(Kosova Sot Online)