
Lexoni edhe:
Moukoko vazhdon të shkruajë historinë në Bundesliga
Ballkani VS Gjilani, super ndeshja do të zhvillohet në Suharekë.
Ndeshja e mbetur e xhiros së 12 në Superligës me Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën, nga ora 12:30.
Ballkani i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga FC Prishtina në “Fadil Vokrri”.
Objektivi i vetëm, për të qëndruar në hap me Dritën dhe për të luftuar natyrisht për titull, janë tri pikët.
Moukoko vazhdon të shkruajë historinë në BundesligaLexoni edhe:
Në anën tjetër, Gjilani që pas disa humbjeve u rikthye të fitoret në Superligë, kërkon të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Aktualisht, Ballkani renditet i dyti me 38 pikë, dy më pak se Drita, derisa Gjilani në vendin e katërt me 26 pikë, pesë më pak se Prishtina në vendin e tretë.
(Kosova Sot Online )