Conte ka ambicje të mëdha: Po punojmë për ta arritur majën me Interin

  • 22 December 2020 - 16:16
Conte ka ambicje të mëdha: Po punojmë për ta arritur majën me Interin

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij Inter është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Hellas Veronas, dhe se është duke punuar për ta arritur majën.

Interi i ka fituar gjashtë ndeshje radhazi në Seria A dhe qëndron një pikë prapa liderit të tabelës Milan.

Por, sipas trajnerit Conte, skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme ndaj Veronas, pasi ata mund të krijojnë probleme për shumë skuadra të mëdha.

“Është një Verona e cila që nga viti i kaluar bën gjëra të mëdha”, tha Conte.

“Do të jetë një lojë e vështirë, pasi ata gjithmonë kanë krijuar probleme për ekipet më të mira. Ne kemi nevojë për vëmendje dhe vendosmëri, duke ditur se me çfarë po përballemi.”

Interi do të punojë edhe në afatin kalimtar të janarit për të përforcuar klubin dhe të arrijnë kreun e tabelës.

“Ne do ta diskutojmë atë me klubin, disa vendime u morën në fillim të sezonit dhe është e drejtë të diskutohet para tregut të transferimeve.”

Inter do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Hellas Veronës të mërkurën.

(Kosova Sot Online )