
Lexoni edhe:
Bonnuci iu kërkon falje tifozëve të Juventusit: Ky është Juventusi më i dobët
Anthony Joshua thotë se do të mposhtë bashkatdhetarin e vet, Tyson Fury, në meçin e vitit të ardhshëm, duke e kërcënuar atë se do t’ia heqë kokën grushte të njëpasnjëshme.
Ky kampionët e botës në peshat e rënda nga Britania e Madhe pritet të përballen në një meç madhështor për unifikimin e titujve të botës në maj të vitit 2021.
Joshua i mban tituj në WBA, WBO, IBF dhe IBO, ndërsa Fury titullin në WBC.
Pavarësisht se mban vetëm një titull, Fury është ende i pamposhtur dhe është favorit për ta rrahur Joshuan, sipas kompanive të basteve.
Megjithatë, Joshua, i cili e ka një humbje në karrierë deri tani, thotë se aftësitë e tij për ta menaxhuar presionin dhe për t’i analizuar kundërshtarët nënkupton se ai do ta fusë Furyn në dorë si asnjë boksier tjetër.
Bonnuci iu kërkon falje tifozëve të Juventusit: Ky është Juventusi më i dobëtLexoni edhe:
“Mund ta shoh çdo gjë që bën ai. Unë e analizoj atë dhe reagoj mirë”, tha Joshua kur u pyet sesi e sheh zhvillimin e luftës.
“Nuk dua të them shumë. Të tjerëve mund t’iu duket se ai lëviz një milion milje në orë. Por unë e di sesi ta ngadalësoj një luftëtar dhe e vërej çdo gjë që do të ndodhë, pra unë jam në zonën time dhe e shoh çdo gjë që ndodh”, shtoi ai.
Joshua më pas e kërcënoi Furyn: Dua t’ia heq kokën kur të futemi në ring”.
(Kosova Sot Online )