Lexoni edhe:
Zidane nuk përmbahet nga gëzimi pas fitores së Real Madridit kundër Granadas
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pasi u zgjodh lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2020.
Vojvoda është zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020, duke u kurorëzuar kësisoj për herë të parë me çmimin “Fadil Vokrri” që e ndan Federata e Futbollit e Kosovës në manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”.Ky manifestim sivjet u organizua pa praninë e mysafirëve, por vetëm me pjesëmarrjen e laureatëve të vitit dhe të anëtarëve të KE të FFK-së.
Zidane nuk përmbahet nga gëzimi pas fitores së Real Madridit kundër GranadasLexoni edhe:
Në mungesë të Vojvodës, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij Torino nuk arriti të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, këtë çmim presidenti Agim Ademi ia ndau ndihmës-trajnerit të Përfaqësueses, Muharrem Sahiti. Ndonëse mungoi në këtë manifestim, Vojvoda shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar për këtë çmim.
“Lojtari më i mirë kosovar i vitit 2020. Një krenari shumë e madhe për mua që shpërblehem nga vendi im”.
“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses. Falënderimi i takon Zotit. Faleminderit”, ka shkruar Vojvoda në profilin e tij në Facebook.
Vojvoda më vonë ka bërë edhe një video ku ka falënderuar të gjithë për çmimin e fituar.
Mbrojtësi i Torinos gjithashtu ka folur për vitin e ‘vështirë’ të Kosovës, ndërsa pret të kthehen edhe më të fortë.
(Kosova Sot Online )