Lexoni edhe:
Milani po e mbizotëron futbollin italian në vitin 2020
Me 7 fitore radhazi në kampionat, Interi e mbylli vitin në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Milani, ndërsa siç paralajmëroi trajneri Antonio Conte, në ditët në vijim do të ketë një mbledhje të drejtuesve për të studiuar ndërhyrjet në merkato.
Kështu fantazisti danez Christian Eriksen është emri kryesor i merkatos për zikaltrit, pasi ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit dhe drejtuesit do të kërkojnë ta shesin, për të sponsorizuar afrimin e një tjetër futbollisti në atë rol.
Për Eriksen ka interes nga klube të ndryshme të Premier Leagues, teksa së fundi kanë bërë hapa konkretë skuadra e Arsenalit dhe ajo e Manchester United, ndërsa mediat angleze raportojnë edhe për një shkëmbim të bujshëm.
“Djajtë e kuq” janë gati të ofrojnë kartonin e holandezit Donny Van de Beek në këmbim të Eriksen dhe propozimin e tyre zyrtar e kanë dërguar tashmë në Milano, ndërsa drejtuesit e Interit po e shqyrtojnë me kujdes.
Milani po e mbizotëron futbollin italian në vitin 2020Lexoni edhe:
Fantazisti holandez u transferua në Manchester këtë verë për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh, por nuk ka bindur trajnerin Solskjaer dhe shpesh ka përfunduar duke parë ndeshjet nga tribuna e stadiumit.
Situata e Van de Beek dhe ajo e Eriksen janë thuajse identike, ndaj klubet mund të bien dakord edhe për një shkëmbim huazimesh deri në fund të sezonit, megjithatë vendimin final duket se do ta japë trajneri Antonio Conte.
Ky i fundit ka vlerësuar më shumë profile si ai i Papu Gomez, që ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Atalanta pas debatit me trajnerin Gasperini dhe ai i Rodrigo De Paul, kapiten i Udineses, që luan prej 6 sezonesh në kampionatin italian.
(Kosova Sot Online )