![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/24/200x200_neymar-thomas-tuchel-psg-ligue-1-2018_vspd5n2jfzdk12j9qy8v8tls0-600x360_11608824440.jpg)
Lexoni edhe:
Intervista që i kushtoi Tuchelit me shkarkim nga PSG-ja
Mauricio Pochettino pritet ta marrë me vete në Paris Saint-Germain edhe yllin e Interit, dikur lojtarin e vet në Tottenham, Christian Eriksen.
PSG-ja e shkarkoi trajnerin Thomas Tuchel të enjten dhe pritet shumë shpejt ta emërojë Pochettinon si pasardhës së tij.
Madje, sipas Fabrizio Romanos, ekspertit të merkatos, Pochettino ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin francez.
Intervista që i kushtoi Tuchelit me shkarkim nga PSG-jaLexoni edhe:
Eriksen, në anën tjetër, do të largohet nga Interi në janar për ofertën e duhur dhe kjo është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i zikaltërve Beppe Marotta.
Mesfushori danez i kishte zhvilluar 255 ndeshje gjatë gjashtë sezoneve nën urdhrat e Pochettinos në Tottenham.
Dhe tani që Pochettino do ta marrë drejtimin e PSG-së, thuhet se gjasat që edhe Eriksen të kalojë në kryeqytetin francez janë shumë të mëdha.
(Kosova Sot Online )